Ndërlidhjet

logo-print

Fillon marshi përkujtimor për viktimat e Srebrenicës


Srebrenicë

Srebrenicë

Disa mijëra njerëz kanë filluar marshin 100 kilometërsh për të përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Pjesëmarrësit në marshin tre ditorë, do të kalojnë nëpër rrugën që djemtë dhe burrat myslimanë ndërmorrën, të cilët po iknin nga forcat serbe të Bosnjes, të cilët po avanconin drejt zonës së mbrojtur të Kombeve të Bashkuara, në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Sidoqoftë, marshi përkujtimor ka filluar nga ana e kundërt e rrugëtimit, duke filluar nga vendi Nezuk i cili është afër Tuzlës për të vazhduar drejt Srebrenicës.

Marshuesit pritet të mbërrijnë në qendrën memorial të Srebrenicës në Potoçari më 11 korrik, në 20 vjetorin e masakrës.

Në masakrën e Srebrenicës janë vrarë afri 8,000 mijë burra dhe djem myslimanë.

XS
SM
MD
LG