Ndërlidhjet

logo-print

Iraku dënon me varje 24 militantë të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë irakiane ka dënuar sot me varje 24 burra, për shkak të masakres së kryer nga militantët e Shtetit Islamik në qershorin e vitit 2014, ku u vranë më shumë se 1,700 kadetë të forcave ajrore irakiane, në qytetin Tikrit.

Ky vendim i Gjykatës për Krime në Bagdad, është i pari ndal 603 militantëve të Shtetit Islamik ose luftëtarëve të milicive aleate, të cilët po akuzohen se kanë marrë pjesë në masakër.

Vrasja e kadetëve njihet si masakra Speicher, pasi që akademia ushtarake në Provincën Salahuddin, ku shumica e viktimave që ishim myslimanë shiitë u kapën nga militantët e Shtetit Islamik.

Trupat e viktimave u zhvarrosën në muajin prill, pasi që qeveria irakiane morri nën kontroll nga militantët qytetin e Tikritit.

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur vrasjen e kadetëve irakianë, krim lufte.

XS
SM
MD
LG