Ndërlidhjet

Putin arrin në samitin BRICS në Ufa


Putini në samitin e BRICS
Putini në samitin e BRICS

Presidenti rus Vladimir Putin ka arritur në Ufa, kryqytetin e republikës ruse të Bashkortostanit, për të udhëhequr samitin e grupit BRICS dhe Organizatës për Bashkëpunim të Shangait.

Sot Putini është paraparë që të zhvillojë takime bilaterale me liderët e huaj, të vendeve si Kina, Bjellorusia, Taxhikistani dhe Afrika e Jugut.

Putini po ashtu është planifikuar që nesër të takohet me presidentin e Iranit, Hassan Rohani për të biseduar edhe për programin bërthamor të Republikës Islamike si dhe për propozimet për të rritur bashkëpunimin tregtar.

Pas këtij samiti, i cili do të përfundojë më 10 korrik, Putini do të takohet me presidentin e Afganistanit Ashfar Ghani dhe me kryeministrin e Pakistanit Nawaz Sharif.

XS
SM
MD
LG