Ndërlidhjet

logo-print

Tsipras zotohet se nesër do të paraqes reforma konkrete


Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri grek, Alexis Tsipras

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras është zotuar se do të prezantojë më 9 korrik, para liderëve të eurozonës, propozime specifike për reformat ekonomike.

Ky premtim i Tsipras vjen vetëm pak orë pasi komisionari evropian për ekonomi, Pierre Moscovici ka deklaruar se Brukseli është duke pritur që të arrijë një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” me Athinën, e cila do t’i mundësonte Greqisë të qëndronte në eurozonë.

Moscovici ka thënë se Franca dhe Gjermania duhet ta bindin kryeministrin grek Tsipras që të paraqesë reforma, të cilat do të zhbllokonin huatë, të cilat i duhen Athinës për të parandaluar falimentimin për shkak të borxhit prej 331 miliardë dollarësh.

Anëtarët e eurozonës i kanë dhënë kohë Greqisë që deri më 12 korrik të paraqes propozimet për reformat ekonomike.

Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk i ka ftuar 28 liderët evropianë që të marrin pjesë në samitin në Bruksel, që do të mbahet më 12 korrik, duke thënë se “e ardhmja e Bashkimit Evropian” është në rrezik.

Tusk tha në Parlamentin Evropian se Greqia do të falimentojë, nëse brenda katër ditësh nuk arrihet marrëveshje.

XS
SM
MD
LG