Ndërlidhjet

Mbyllet Fondacioni Dinastia në Rusi, i cilësuar si “agjent i huaj”


Dmitry Zimin, themelues i Fondacionit Dinastia

Dmitry Zimin, themelues i Fondacionit Dinastia

Fondacioni Dinastia, i cili ishte donatori kryesor në kërkimet shkencore të Rusisë dhe të fushës së edukimit, i cili ishte cilësuar si “agjent i huaj”, ka njoftuar se po mbyllet. Politikanët dhe akademikët e kanë quajtur një veprim të tillë si goditje të madhe për shkencën dhe shoqërinë civile në Rusi.

“Likuidimi” i këtij fondacioni, shihet nga kritikët e Kremlinit si dëshmi se ndaj shkencës ruse po bëhet një dëm i madh, për shkak të fushatës së presidentit rus Vladimir Putin ndaj shoqërisë civile, ku disa prej tyre po i quan “agjentë të huaj”.

“Kjo është një goditje e madhe”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Shërbimit rus, Yevgeny Yasin, ish-ministër i ekonomisë dhe anëtarë i bordit të fondacionit Dinastia.

“Për më tepër kjo është një goditje e shteti kundër vetes- kundër autoriteteve të tanishme”, ka thënë ai.

Fondacioni Dinastia është themeluar në vitin 2002 nga Dmitry Zimin, një miliarder rus .

Në maj të këtij viti, Zimin tërhoqi 7.6 milionë dollarë grante për vitin 2015, pasi që ministria e Drejtësisë e quajti fondacionin e tij “agjent të huaj”, një term stigmatizues i epokës së Luftës së Ftohtë.

Sipas një ligji rus, ky term përdoret për organizata që marrin fonde nga jashtë vendit dhe që angazhohen në veprimtari politike.

XS
SM
MD
LG