Ndërlidhjet

Malala takohet për herë të parë me kryeministrin pakistanez


Laureatja e Çmimit Nobel pë Paqe Malala Yousafzai

Laureatja e Çmimit Nobel pë Paqe Malala Yousafzai

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është takuar për herë të parë me kryeministrin e Pakistanit, Nawaz Sharif.

Ata janë takuar në Oslo, pasi që të dy kanë marrë pjesë në samitin për edukim të Kombeve të Bashkuara.

Aktivistja 17 vjeçare, e cila kishte qëlluar me armë zjarri nga talebanët në Pakistan në vitin 2012, për insistimin e saj që vajzat kanë të drejtë të shkollohen, ka thënë se kryeministri Sharif i ka thënë se qeveria e tij do ta mbështesë atë, nëse vendos që të vizitojë vendin e saj.

Malala, e cila jeton në Britani, prej atentatit të dështuar ndaj saj, ka treguar se Sharif i ka thënë se Pakistani “është gjithmonë aty” për të.

Malala thotë se i ka thënë se “është përgjegjësi e imja si pakistanze që të kthehem në Pakistan dhe të ndihmojë njerëzit atje”.

Ajo njofton se me kryeministrin Sharif ka biseduar për sistemin arsimor të Pakistanit, për fëmijët që punojnë dhe për martesat e detyrueshme të fëmijëve.

Malala do të mbushë 18 vjet më 12 korrik.

XS
SM
MD
LG