Ndërlidhjet

SHBA: Falimentimi i Greqisë, gabim gjeopolitik


Sekretari i Thesarit Jack Lew
Sekretari i Thesarit Jack Lew

Administrata e presidentit Barack Obama ka paralajmëruar Evropën se nëse lejon falimentimin e Greqisë, do të ishte një gabim gjeopolitik.

Sekretari i i Thesarit, Jack Lew ka thënë se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropainë, në kontest të krizës së borxheve të Greqisë, e cila rrezikon që Athina të dalë nga eurozona.

“Ka shumë të panjohura në rast se Greqia falimenton. Mendoj se i panjohur është edhe rreziku për ekonominë evropiane dhe botërore... Mendoj se është një gabim gjeopolitik”, ka thënë ai.

Duke folur në një ngjarje për stabilitetin financiar të SHBA-ve, Leë ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke vëzhguar me kujdes edhe rëniet në tregjet e Kinës.

XS
SM
MD
LG