Ndërlidhjet

Boko Haram "të gatshëm" për shkëmbim


Boko Haram
Boko Haram

Militantët e grupit ekstremist të Nigerisë, Boko Haram, janë duke ofruar të lirojnë më shumë se 200 vajzat e grabituara nga shkolla në qytetin Chibok, në shkëmbim të liderëve të militantëve që po mbahen të burgosur nga Qeveria, i tha një aktivist i të drejtave të njeriut agjencisë së lajmeve Associated Press.

Aktivisi tha se oferta e tashme e Boko Haram është e limituar te vajzat e grabitura në muajin prill të vitit 2014, që nxiti zemërim në gjithë botën dhe filloi fushatën "Na i ktheni vajzat” [Bring Back Our Girls].

Kjo inciativë e rihapë një ofertë të vitit të kaluar të bërë nga presidenti i atëhershëm, për lirimin e 219 nxënëseve, në shkëmbim të 16 të burgosurve të Boko Haram.

"Një tjetër dritare e mundësive është hapur" në ditën e kaluara, thotë Fred Eno, i cili ka qenë duke negociuar me Boko Haram për më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG