Ndërlidhjet

Kremlin: Akuzat e Clinton, të pabaza


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Kremlini ka akuzuar kandidaten në garën presidenciale të SHBA-së, Hillary Clinton se ka bërë disa komente “të papërshtatshme dhe të pabaza” duke përfshirë edhe komentin se Rusia është në mesin e vendeve që sponsorizon sulmet kibernetike.

Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale të 2016, ka thënë dje se sulmet kibernetike janë një kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe se Rusia, Koreja Veriore, Irani dhe Kina kanë “sponsorizuar në mënyrë direkte dhe indirekte” këtë gjë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov u kanë thënë gazetarëve sot se “sulmet kibernetike janë problem ndërkombëtar dhe akuza se qeveria jonë sponsorizon diçka të tillë është krejtësisht i pabazë”.

XS
SM
MD
LG