Ndërlidhjet

SHBA denoncon Azerbajxhanin për shkelje të të drejtave


Ilustrim
Ilustrim

Gjashtëmbëdhjetë senatorë amerikanë i kanë shkruar presidentit të Azerbajxhanit, Ilhan Aliev, për të shprehur shqetësimin e tyre për “hapësirën e pakët” për lirinë e shoqërisë civile dhe të mediave në këtë vend.

Në letërën dërguar sot, senatorët thonë se “organizata të shumta të të drejtave të njeriut në mënyrë të vazhdueshme kanë ngritur shqetësime se ka shkelje sistematike mbi të drejtat e njeriut dhe shoqërisë civile, duke përfshirë edhe shkelje në të drejtat e njeriut në Azerbajxhan”.

Ata thonë se lirimi i menjëhershëm i të burgosurve do të “hiqte një pengesë të rëndësishme në fuqizimin e marrëdhënieve në mes të SHBA-së dhe Azerbajxhanit”.

Në raportin e publikuar muajin e kaluar, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mbi Praktikat e Vendeve për të Drejtat e Njeriut, thuhet se autoritetet në Azerbajxhan kanë rritur kufizimet “në lirinë e shprehjes, mbledhjes dhe tubimit”.

XS
SM
MD
LG