Ndërlidhjet

logo-print

Armenia gjobitë kompaninë ruse të energjisë


Protestat në Jerevan kundër shtrenjtimit të rrymës

Protestat në Jerevan kundër shtrenjtimit të rrymës

Kompania ruse e cila zotëron rrjetin elektrik të Armenisë është gjobitur me 126,000 dollarë nga rregullatorët në Jerevan, të cilët kanë thënë se kjo kompani ka bërë shkelje të të drejtave të konsumatorit.

Vendimi kundër Rrjetit Elektrik të Armenisë, vjen disa javë pas protestave të mbajtura në Jerevan dhe në disa qytete të tjera të Armenisë, ku qytetarët kundërshtonin rritjen e çmimit të energjisë për 17 përqind, vendim ky që do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Komisioni Rregullativ për Shërbime i Armenisë ka marrë këtë vendim, pas disa pretendimeve më herët gjatë këtij viti se Rrjeti Elektrik i Armenisë kishte kërkuar paradhënie për të pasur qasje në energji, disa banorë, shtëpitë e të cilave janë ndërtuar rishtazi.

XS
SM
MD
LG