Ndërlidhjet

Rusia do që Iranit t’i hiqet embargoja e armëve


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se heqja e embargos për armë ndaj Iranit, duketë jetë prioritet pasi të arrihet marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Këto komente Lavrov i ka bërë sot në margjina të samitit BRICS, që po mbahet në qytetin Ufa.

“Ne bëjmë thirrje për heqjen e embargos sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ne do të mbështesim zgjedhjet që negociatorët e Iranit do të bëjnë”, tha Lavrov, shkruan Reuters.

Rusia është në mesin e gjashtë fuqive botërore, të cilat po negociojnë me Teheranin për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor të Republikës Islamike.

Bisedimet të cilat po zhvillohen në Vjenë kanë qenë të komplikuara dhe afati përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje është shtyrë disa herë.

XS
SM
MD
LG