Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi i Kosovës përkujton masakrën e Srebrenicës


Numri i viktimave në masakrën e Srebrenicës

Numri i viktimave në masakrën e Srebrenicës

Me një minutë heshtje, Kuvendi i Kosovës ka nderuar sot të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se masakra e Srebrenicës, e cila ndodhi 20 vjet më parë, paraqet gjenocid dhe krim që duhet të prek në ndërgjegjen e gjithë botës.

Deputetët e komunitetit bosnjakë kanë rikujtuar masakrën e Srebrenicës.

Ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me faktin se më 11 korrik, kur do të mbahet ceremonia përkujtimore për të shënuar 20 vjetorin e masakrës, ata nuk mund të udhëtojnë për në Srebrenicë, për shkak të procedurave të ndërlikuara të udhëtimin, për faktin se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Më 11 korrik në Srebrenicë afro 8,000 burra dhe djemë myslimanë u vranë nga forcat serbe.

XS
SM
MD
LG