Ndërlidhjet

FIFA ia ndalon përgjithmonë veprimtarinë Chuck Blazer-it


Chuck Blazer
Chuck Blazer

Komiteti për etikë në FIFA, ia ka ndaluar përgjithmonë veprimtarinë në fushën e sportit ish-administratorit Chuck Blazer.

Blazer, 70 vjeç, ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s prej vititn 1996 deri në vitin 2013.

Në vitin 2013, në gjykatën federale në New York, ai pranoi se ka marrë rryshfet në dy organizime të Kupës së Botës, në Marok në vitin 1998 dhe për organizimin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

Komiteti për Etikë i Federatës Botërore të Futbollit tha sot se Blazer “ishte lojëtar kyç i skemave për oferta, pagesa ilegale dhe marrje të rryshfetit”.

XS
SM
MD
LG