Ndërlidhjet

Sarajeva nderon viktimat e fundit të identifikuara të Srebrenicës


Qytetarët e Sarajevës pëcjellin për në Srebrenicë 136 arkivole
Qytetarët e Sarajevës pëcjellin për në Srebrenicë 136 arkivole

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugën kryesore të Sarajevës për të nderuar 136 arkivole janë nisur për në Srebrenicë, të cilat bartnin viktimat e fundit të identifikuara të masakrës. Ata do të varrosen nëSrebrenicë në përvjetorin e20-të të masakrës.

Kamioni i cili po barte me vete arkivolet është ndalur para presidencës së Bosnjes, ku nënat, motrat dhe gratë e viktimave thyen heshtjen duke vajtuar më të dashurit e tyre.

Trupat serbe të Bosnjes dhe paramilitarët serbë, më 11 korrik 1995 vranë afro 8,000 burra dhe djem myslimanë në masakrën, që nga gjykatat ndërkombëtare cilësohet si gjenocid.

Bosnje Hercegovina po përgatitet që të shënojë 20 vjetorin e vrasjeve, ndërkaq viktima të reja të masakrës janë akoma duke u gjetur nëpër varre masive.

Deri më tani rreth 7,000 mijë viktima janë zhvarrosur nga 93 varre masive.

XS
SM
MD
LG