Ndërlidhjet

Këshilli i Evropës kritikon Rusinë për “listën patriotike”


Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks
Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks

Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muiznieks, ka kritikuar autoritet ruse për ndalimin e aktiviteteve të 12 OJQ-ve ndërkombëtare.

Kërkesa për të ndalur veprimtarinë e disa organizatave të huaja në Rusi, është bërë duke u bazuar në një ligj, të cilin ligjvënësit rusë thonë se është i nevojshëm për të larguar organizatat e “padëshiruara” që paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit.

Muiznieks i thënë Radios Evropa e Lirë se “ligji i ri” i Rusisë është “
i keq, i paqartë dhe lejon autoritetet ruse që të mbyllin çdo organizatë joqeveritare që ata duan”.

Këshilli Federal, i cili është dhoma e lartë e Rusisë, më 8 korrik formalisht ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithëm, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë që të hetojë veprimtarinë e organizatave, me qëllim që t’i shpallë ato si “të padëshiruara” në Rusi dhe t’i mbyllë.

Në listën e ashtuquajtur “patriotike”, janë futur 12 organizata, ku shumica prej tyre kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG