Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një lider i IS-it në lindje të Afganistanit


Ilustrim

Ilustrim

Drejtorati Kombëtar për Siguri i Afganistanit thotë se ish-zëdhënësi i talebanëve të Pakistanit, i cili ishte deklaruar se është besnik ndaj grupit militant Shteti Islamik, është vrarë gjatë sulmeve ajrore në lindje të Afganistanit.

Zyrtarët afganë thonë se Mawlavi Shahidullah Shahid është vrarë më 7 korrik nga sulmet ajrore në qarkun Achin në Provincën Nangarhan të Afganistanit.

Shahid është shkarkuar nga pozita e zëdhënsit të talebanëve të Pakistanit në tetorin e vitit 2014, pasi ishte bërë militanti i parë në atë zonë që publikisht ka deklaruar aleancën e tij me grupin militant Shteti Islamik.

Më pas ai u bë lider i IS-it për rajonin që grupi militant e quan Khorasan, rajon ky që kufizohet me Afganistanin, Pakistanin dhe me shtetet e tjera fqinje.

Zyrtarët afganë njoftojnë se kreu i operacioneve të militantëve të Shtetit Islamik për Afganistan, Gul Zamn Fateh së bashku me zëvendësin e tij Jahadyar janë vrarë po ashtu nga sulmet ajrore.

XS
SM
MD
LG