Ndërlidhjet

Hahn shkon në Shkup javën e ardhshme


Johannes Hahn

Johannes Hahn

Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se bisedimet e pozitës dhe opozitës në Maqedoni për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale kanë hyrë në “fazë kritike” dhe ka paralajmëruar shkuarjen në Shkup javën e ardhshme.

Në deklaratën për media të BE-së thuhet se “Bashkimi Evropian pret nga të gjithë që të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive, pasi nuk ka kohë për t’u humbur”.

Hahn ka kujtuar udhëheqësit e qeverisë dhe të opozitës në Maqedoni se kanë nënshkruar marrëveshje më 2 qershor, e cila parasheh zgjedhje të parakohshme deri në fund të prillit 2016.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG