Ndërlidhjet

logo-print

Putin, Rohani diskutojnë bashkëpunimin ushtarak


Ufa, Rusi

Ufa, Rusi

Kremlini ka bërë të ditur se presidentët e Rusisë dhe Iranit kanë diskutuar bashkëpunimin ushtarak dhe bërthamor, si dhe luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS).

Vladimir Putin dhe Hassan Rohani janë takuar sot në qytetin rus, Ufa, i cili është mikpritës i një samiti të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, në të cilën Irani ka rol vëzhgues.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Putin ka vënë në dukje “dinamikën pozitive” në bisedimet e Vjenës për programin bërthamor të Iranit dhe ka shfaqur shpresën se “kompromisi i nevojshëm do të gjendet në të ardhmen e afërt”.

Rohani ka thënë se i është mirënjohës Rusisë për përpjekjet e saj për të siguruar marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

XS
SM
MD
LG