Ndërlidhjet

Rusia, “kërcënimi më i madh” për SHBA-në


Joseph Dunford
Joseph Dunford

I emëruari për shef të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, gjenerali Joseph Dunford, ka thënë se Rusia paraqet “kërcënimin më të madh” për sigurinë kombëtare dhe se sjellja e saj “nuk është asgjë më pak se alarmuese”.

“Nëse duam të flasim për një vend që paraqet kërcënim ekzistencial për SHBA-në, unë do të vija gishtin mbi Rusinë”, ka thënë Dunford në seancën dëgjimore të Senatit.

Ai po ashtu ka përmendur Kinën, Korenë e Veriut dhe grupin militant të Shtetit Islamik si kërcënime për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Dunford ka thënë se është e arsyeshme që ukrainasit që luftojnë kundër separatistëve pro-rusë, të furnizohen me armë vdekjeprurëse.

“Pa një ndihmë të tillë, forcat e Ukrainës nuk do të jenë në gjendje të mbrojnë veten e tyre kundër agresionit rus”, ka thënë Dunford.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit kanë rënë në pikën më të ulët qysh nga Lufta e Ftohtë, pas aneksimit të Krimesë nga Moska dhe mbështetjes së vazhdueshme të Kremlinit për rebelët në lindje të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, por kanë hezituar të ofrojnë ndihmë vdekjeprurëse për forcat e Ukrainës.

XS
SM
MD
LG