Ndërlidhjet

Jemen: Armëpushimi humanitar nis të premten


Jemen
Jemen

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se në Jemen, të premten, do të nisë një armëpushim humanitar, i cili do të zgjasë deri në fund të Muajit të Ramazanit.

Mbi 3,000 njerëz janë vrarë prejse një koalicion, i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka nisur një fushatë të sulmeve ajrore në muajin mars, për të dëbuar rebelët Huthi dhe për të rikthyer qeverinë.

Ramazani do të përfundojë më 17 korrik.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, ka thënë se është e domosdoshme dhe e nevojshme që ndihmat humanitare të arrijnë te të gjithë njerëzit e bllokuar në Jemen.

Armëpushimi humanitar do të hyjë në fuqi të premten në orën 23:59, sipas kohës lokale.

XS
SM
MD
LG