Ndërlidhjet

logo-print

Britanikët këshillohen të mos udhëtojnë në Tunizi


Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond.

Zyra e Jashtme e Britanisë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve britanikë që të lënë Tunizinë, sepse sulmet e tjera terroriste “janë shumë të mundshme”.

Tridhjetë britanikë kanë qenë në mesin e 38 turistëve të vrarë në një sulm islamist, muajin e kaluar, në një plazh të Tunizisë.

Vlerësohet se rreth 2,500 - 3,000 turistë britanikë ndodhen në Tunizi.

Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se nuk ka asnjë sugjerim për “kërcënim specifik ose të pashmangshëm”, por ka shtuar se Zyra e Jashtme këshillon të mos udhëtohet në Tunizi, nëse nuk është e domosdoshme.

XS
SM
MD
LG