Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet amerikane kanë parandaluar sulme të planifikuara për 4 korrik, duke arrestuar mbi 10 persona para festës, të cilët dyshohet se ishin të inspiruar nga grupi militant Shteti Islamik, bëri të ditur drejtori i FBI-së, James Comey.

"Besoj se puna jona ka parandaluar vrasje të njerëzve për 4 korrik”, tha Comey, pa dhënë detaje tjera.

Në anën tjetër, një burim nga siguria kombëtare, tha se edhe nëpër vende tjera të botës simpatizues të Shtetit Islamik në Irak Siri, gjithashtu janë ndaluar ditëve të fundit.

FBI kishte paralajmëruar forcat e sigurisë që të jenë në gadishmëri për sulme afër datës së festës së pavarësisë së SHBA-së, e cila përkoi me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Liderët e Shtetit Islamik, përmes rrjeteve sociale u kanë bërë thirrje pasuesve të tyre që të kryejnë akte të dhunshme gjatë Ramazanit.

Disa nga të arrestuarit në SHBA ishin duke komunikuar me Shtetin Islamik përmes të dhënave të koduara kompjuterike, tha një burim i sigurisë në SHBA.

XS
SM
MD
LG