Ndërlidhjet

India dhe Pakistani dakordohen për takim për çështje të sigurisë


India dhe Pakistani, dy shtete rivale të Azisë Jugore, janë marrë vesh të mbajnë mbledhje me këshilltarët për siguri në Nju Delhi për të diskutuar terrorizmin, tha India sot.

Njoftimi u bë nga sekratari i jashtëm i Indisë, pasi kryeministri indian Narendra Modi dhe ai i Pakistanit Nawaz Sharif mbajtën një takim të rrallë gjatë një samiti rajonal të sigurisë në Rusi.

Të dy udhëheqësit gjithashtu ranë dakord për të ndihmuar të përshpejtojnë gjykimin e sulmit në Mumbai në vitin 2008, ku fajësohen persona të armatosur nga Pakistanu, ka thënë Sekretari i Jashtëm Subrahmanyan Jaishankar.

Ai tha se Modi gjithashtu ka pranuar ftesën e Sharifpër të marrë pjesë në samitin rajonal në Islamabad më 2016, në çfarë do të jetë vizita e parë e Modit në Pakistan.

Dy shtetet fqinje, të pajisur me armë bërthamore, kanë luftuar dy luftëra për Kashmirin, që është i ndarë mes tyre që kur kolonialistët britanikë u larguan në vitin 1947.

India akuzon Pakistanin se ka armatosur kryengritësit e Kashmirit, të cilët kërkojnë pavarësi ose bashkim me Pakistanin. Islamabad i mohon akuzat.

XS
SM
MD
LG