Ndërlidhjet

Ukrainë: Kërcënimi nga terrorizmi është rritur


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se kërcënimi nga terrorizmi "është rritur në masë të konsiderueshme" në Ukrainë.

"Niveli i kërcënimit nga luftëtarët dhe terroristët në rajon dhe jashtë zonave të konfiktit është rritur në mënyrë të konsiderueshme", tha Poroshenko gjatë takimit me kryeministrin Arseniy Yatsenyuk dhe ministrin e Brendshem Arsen Avakov më 10 korrik.

Poroshenko nuk e elaboroi çështjenm por tha se rrjedha e armëve në zonat e konfliktit, ku trupat ukrainase po luftojnë me separatistët pro-rusë, paraqet kërcënim.

Kievi në të kaluarën e ka akuzuar Rusinë për “eksportim të terrorizmit” në Ukrainë duke sigurar armë, trajnim dhe personel te rebelët në lindje të Ukrainës, akuzë të cilën Rusia e mohon.

Në muajin maj, dy ushtarë të forcave speciale të Rusisë që u kapën në lindje të Ukrainës,ishin ngarkuar me akuzat se ishin përfshirë të “aktivitete terroriste”.

Konflikti në lindje të Ukrainës ka vrarë më shumë se 6,400 persona që nga prilli i vitit 2014.

XS
SM
MD
LG