Ndërlidhjet

logo-print

IBM krijon çipin më të vogël në botë


IBM

IBM

Gjiganti i teknologjisë, IBM thotë se ka krijuar çipa shumë të vegjël kompjuterik, për shtytje potenciale në kapacitetin e "çdo gjëje - nga smartfonët deri te anijet kozmike".

IBM, duke punuar me partnerët te Instituti Politeknik SUNY, thonë se arritën të realizojnë çipa që janë jashtëzakonisht të vegjël, me vetëm 7 nanometër në madhësi, gjysma e madhësisë në çipat më të vegjël që kanë ekzistuar deri tani.

Çipat janë aq të vegjël sa që për ta arritur trashësinë e fijes së flokut të njeriut, duhet rreth 10 mijë sosh.

Zëvendëspresidenti i SUNY, Michael Liehr e quajti këtë zbulim si " një moment historik për të gjithë industrinë e gjysmëpërçuesve".

XS
SM
MD
LG