Ndërlidhjet

logo-print

Turqia arreston 21 persona të dyshuar si anëtarë IS-it


Policia e Turqisë ka arrestuar 21 persona të dyshuar si anëtarë të grupit militant Shteti Islamik, raportojnë mediat vendore turke.

Të dyshuarit, përfshirë tre te huaj, u kapën gjatë bastisjeve të koordinuara në të gjithë vendin, duke përfshirë në Stamboll dhe në kufirin jugor të Turqisë, tha agjencia e lajmeve Anadolu.

Të huajit, kombësia e të cilëve nuk u bë e ditur menjëherë, po planifikonin të shkonin në Siri.

Autoritetet gjithashtu konfiskuan armë, municion dhe dokumente që i takonin grupit të militantëve, si dhe pajisje elektronike dhe uniforma ushtarake.

Arrestimet erdhën pas një vizite dy-ditore këtë javë nga një delegacion i lartë amerikan gjatë së cilës Turqia premtoi më shumë bashkëpunim në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Nën presionin e shteteve anëtare të NATO-s, Turqia ka rritur përpjekjet për të ndaluar luftëtarët e huaj që të kalojnë në Siri, për t’iu bashkuar grupit militant të Shtetit Islamik.

Mijëra të huajve u është ndaluar hyrja për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG