Ndërlidhjet

Negociatat bërthamore mund të shtyhen për fundjavë


Javad Zarif
Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif tha të premten se negociatat bërthamore mes Iranit dhe fuqive më të mëdha botërore, me gjasë do të vazhdojë gjatë fundjavës.

"Pak progres është arritur por nuk jemi aty ku duhet…Dyshoj se do të ndodhë sot…duket sikur do ta kalojmë fundjavën në Vjenë”, u tha gazetarëve Zarif.

Në mungesë të arritjes së një marrëveshjeje, këto vende kishin vetë-imponuar një afate deri në mesnatën e 10 korrikut

Një afat për marrjen e një rishikim të përshpejtuar të marrëveshjes në Kongresin Amerikan kaloi gjatë natës së kaluar.

Më 9 korrik, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry paralajmëroi se do të largohej nga negociatat në qoftë se Irani nuk merr “vendime të vështira” që duhen per të arritur marrëveshjen.

Iranianën menjëherë u kundërvënë duke i akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë se po përfshihen në një “luftë psikologjike” dhe po ndërrojnë pozicionet në minutat e fundit.

Kerry dhe tjera shtete perëndimore thanë se Irani ende nuk ka marrë vendimin e vështirë poltik që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

Negociatorët janë duke punuar për të arritur një marrëveshje sipas së cilës Teherani do të frenonte programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG