Ndërlidhjet

Mogherini anulon vizitën në Bosnje


 Federica Mogherini

Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka anuluar vizitën e sotme në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ka qenë e paraparë që Mogherini të takojë sot kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq, ministrin e Jashtëm dhe anëtarët e presidencës trepalëshe, ndërsa në agjendë të bisedimeve ka qenë kriza politike në Bosnje dhe reformat.

Zëdhënësi i Delegaconit të BE-së në Sarajevë, Andy McGuffie, ka thënë se vizita është anuluar për shkak të bisedimeve për programin bërthamor të Iranit.

Ai ka shtuar se planet për ditën e shtunë nuk kanë ndryshuar dhe se Mogherini do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës.

XS
SM
MD
LG