Ndërlidhjet

Putin: Greqia nuk na ka kërkuar ndihmë


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se Greqia nuk ka kërkuar ndihmë nga Moska për të tejkaluar problemet e saj me borxhe.

Duke folur në konferencën në samitin që po zhvillohet në Ufa të Rusisë, Putin tha se Athina “nuk ka kërkuar asnjë ndihmë”.

“Sigurisht, ne e shohim këtë krizë me një vëmendje të madhe dhe ne akoma shpresojmë se kriza do të zgjidhet në një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Putin.

Lideri rus u pyet po ashtu se si mendon që Bashkimi Evropian është duke e trajtuar krizën e borxheve greke.

“Sigurisht se grekët mund të fajësohen për gjithçka, po ku ishte Komisioni Evropian, nëse paska pasur shkelje? Pse nuk janë përmirësuar më herët gabimet në agjenën ekonomike të qeverisë greke?”, ka pyetur Putin.

XS
SM
MD
LG