Ndërlidhjet

Militantët e IS-it sulmojnë forcat irakiane në Anbar


Forcat irakiane, foto nga arkivi
Forcat irakiane, foto nga arkivi

Militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar forcat e sigurisë irakiane afër qytetit të dytë kryesor në provincën perëndimore të Anbarit.

Raportimet thonë se luftëtarët e grupit militant Shgteti Islamik, kanë përdorur makina me bomb për të sulmuar forcat qeveritare dhe aleatët e tyre, në qytetin e Khaldiyah, i cili ndodhet afër një baze ushtarake në mes të qyteteve Ramadi dhe Falluxha.

Një zyrtar policor citohet të ketë thënë se militantët e kanë marrë nën kontroll lagjen Al-Madiq në Khaldiyah “pas luftimeve të ashpëra me ushtrinë dhe policinë, të cilët më pas braktisën pozicionet e tyre”.

Grupi militant Shteti Islamik që prej fillimit të vitit 2014 ka marrë nën kontroll qytetin e Falluxhës dhe më pas ka pushtuar edhe Ramadin, në muajin maj.

Qeveria irakiane u ka bërë thirrje milicisë shiite, që të bashkohen me forcat irakiane, në ofenzivën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG