Ndërlidhjet

Bosnjë: Shënohet 20 vjetori i masakrës në Srebrenicë


Pamje e djeshme nga Qendra përkujtimore e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë
Pamje e djeshme nga Qendra përkujtimore e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Dhjetëra mijëra njerëz janë tubuar sot në pjesën lindore të Bosnjë Hercegovinës, për t’i nderuar 8 mijë burrat dhe djemt myslimanë, të masakruar nga trupat serbe të Bosnjës, në Srebrenicë para 20 vitesh.

Në këtë ceremoni, me të cilën shënohet mizoria më vdekjeprurëse në Evropë prej Luftës së Dytë Botëtore, marrin pjesë edhe liderë ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri. Federica Mogherini, kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu, Mbretëreshën Noor të Jordanisë, ish-presidentin amertikan, Bill Clinton, e të tjerë.

Gjatë këtij tumbimi përkujtimor do të bëhet funerali i 136 trupave të pajetë, që së fundit janë identifikuar me anë të testeve ADN.

Më 11 korrik të vitit 1995, pak para se të përfundonte lufta trivjeçare ndëretnike në Bosnjë, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë njerëz, trupat serbe e kishin marrë kontrollin e enklavës së banuar me shumicë myslimane në Srebrenicë, nga paqeruajtësit holandezë të paarmatosur të Kombeve të Bashkuara.

Ushtarët serbë i kishin ndarë afro 2 mijë meshkuj, që kishin mbetur në një bazë të trupave holandeze, nga femrat dhe fëmijët, i kishin ekzekutuar dhe hedhur në varreza masive.

Gjashtë mijë burra dhe djem myslimanë të tjerë ishin zënë nëpër male dhe, po ashtu, ishin vrarë.

XS
SM
MD
LG