Ndërlidhjet

Kajro: Eksplodim afër Konsullatës së Italisë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Kajro
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Kajro

Një eksplodim e ka tronditur një pjesë të kryeqytetit Kajro në Egjipt, afër Konsullatës së Italisë.

Zyrtarët kanë thënë se nga shpërthimi i sotëm është vrarë së paku një person dhe pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë dy policë.

Autoritetet e Egjiptit thonë se po zhvillohen hetime lidhur me shkaqet e eksplodimit.

Një “zyrtar i sigurisë” i paidentitifkuar është cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, që ka thënë se eksplodimi ishte pasojë e makinës-bombë.

Kjo agjenci i përshkruan dëmet në ndërtesë si “masive”.

XS
SM
MD
LG