Ndërlidhjet

Sulme ajrore amerikane kundër militantëve


Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh
Pamje e një aeroplani amerikan pa ekuipazh

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kanë ndërmarrë 31 sulme ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, ka njoftuar mbrëmë ushtria amerikane.

Njëherësh, autoritetet e Jemenit kanë njoftuar se nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh, që mendohet se ishte aeroplan amerikan, janë vrarë katër pjesëtarë të al-Kaidës, që udhëtonin me veturë në Jemen.

Ky sulm ajror është kryer dje në Mukalla, që është kryeqytet i provincës lindore Hamramavt, ku dega e al-Kaidës në Jemen, që konsiderohet më e rrezikshmja, më herët këtë vit e kishte marrë kontrollin.

XS
SM
MD
LG