Ndërlidhjet

logo-print

BE: Kreditorët – dritë të gjelbërt për reformat greke


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet evropiane besojnë se plani i reformave gjithpërfshirëse buxhetore i Greqisë është i mirë për të qenë bazë për një kredi të re në vlerë prej 74 miliardë euro, kanë thënë mbrëmë vonë, burime të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian është i gatshëm për ta shqyrtuar dhënien e 58 miliardë eurove, ndërsa 16 miliardë të tjerë do të vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në atë që do të jetë rundi i tretë i lehtësimit të kredisë, thanë këto burime.

Rekomandimet e këtyre kreditorëve për ta pranuar planin e Greqisë si pikë fillestare për një kredi të re, duhet të miratohen nga ministrat e financave të eurozonës dhe pastaj nga takimi i shefave dhe shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që parashihet të mbahet nesër.

Ministri i financave i Greqisë, Euclid Tsakalotos, tha se beson se shumë kërkesa të Greqisë për lehtësim të borxhit do të pranohen nga ministrat e eurozonës.

Nga ana tjetër, sot herët në mëngjes, Parlamenti i Greqisë e ka miratuar pakon e propozimevetë qeverisë për kredi, me 251 vota për dhe 32 kundër.

XS
SM
MD
LG