Ndërlidhjet

Kerry: Mbeten çështje të vështira në bisedimet atomike


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në rrjetin Twitter ka shkruar se mbesin “çështje të vështira” në bisedimet me Iranin dhe fuqitë botërore, për programin atomik të kontestuar iranian.

Këto komente ai i bëri pas takimit të sotëm 90 minutësh, me dyer të mbyllura në Vjenë, me ministrin e jashtëm iranian, Mohamad Javad Zarif, dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Ky rund aktual i bisedimeve është i 15-ti me radhë.

Të gjitha palët janë pajtuar që bisedimet të zgjasin deri më 13 korrik.

Bisedimet ndërmjet gjashtë fuqive botërore, Shtetet e Bashkuara, Britania, Rusia, Kina, Franca, Gjermania, dhe Iranit, kanë për synim ndaljen e programit atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkonbëtare.

Vendet perëndimore e akuzojnë iranin se synon prodhimin e armatimit atomik, por Teherani e kundërshton këtë akuzë.

XS
SM
MD
LG