Ndërlidhjet

Siri: Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin al-Bab në Siri
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në qytetin al-Bab në Siri

Aktivistët sirianë thonë se së paku 28 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë kundër qytetit al-Bab, që është i okupuar nga grupi militant, Shteti Islamik.

Observatori sirian për të drejta të njeriut, me seli në Londër, tha sot se në mesin e të vrarëve ishin 19 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Raportohet se ka edhe të plagosur.

Dëshmitarët thanë se helikopterët e armatës siriane kanë hedhur bomba-fuçi në qytet gjatë këtij sulmi.

Al-Bab, 40 kilometra në verilindje të qytetit Alepo, shpeshherë ishte cak i sulmeve të Sirisë.

Më se 50 vetë ishin vrarë gjatë një sulmi të ngjashëm në një treg në qytet në muajin maj.

Organizata për të drejta të njeriut e kanë kritikuar qeverinë e Sirisë për shkak të përdorimit të bombave-fuçi, duke thënë se shkaktoijnë viktima të pakontrolluara civile dhe dëme.

XS
SM
MD
LG