Ndërlidhjet

Ministrat e eurozonës diskutojnë për kredinë greke


Jeroen Dijsselbloem
Jeroen Dijsselbloem

Ministrat e vendeve anëtare të grupit të eurozonës po takohen në Bruksel për të diskutuar lidhur me përpjekjet e fundit për hartimin e planit të kredisë, me të cilin do të parandalohej largimi eventual i Greqisë nga eurozona.

Duke hyrë në takimin e sotëm, shefi i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, tha se ende ekziston “çështja kryesore e besimit”.

Ministri i financave i Gjermanisë, Wolgang Schaeuble, tha se negociatat do të jenë “ekstremisht të vështira”.

Parlamenti i Greqisë sot herët në mëngjes e ka mbështetur pakon e re të reformave të kryeministrit, Alexis Tsipras, në të cilin përfshihen shtimi i taksave, rritja e moshës së pensionimit, dhe reforma në sektorin publik.

Tsipras ka kërkuar nga eurozona dhe kreditorët e tjerë një shumë prej 53.5 miliardë eurosh, për t’i mbuluar borxhet masive greke deri në vitin 2018.

Kreditorët e Greqisë tashmë i kanë dhënë Greqisë më se 200 miliardë euro në dy kredi, prej se ka filluar plani i shpëtimit para pesë vitesh.

XS
SM
MD
LG