Ndërlidhjet

Afganistan: Është vrarë një lider i militantëve të IS-it


Pamje nga një sulm i mëparshëm në Achin të Afganistanit
Pamje nga një sulm i mëparshëm në Achin të Afganistanit

Agjencia e Inteligjencës e Afganistanit thotë se lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në rajonin Afganistan dhe Pakistan, Hafiz Sayeed, është vrarë gjatë një sulmi ajror.

Kjo agjenci tha sot se ky lider dhe 29 militantë të tjerë janë vrarë në sulmin i cili ka ndodhur gjatë natës, në qarkun Achin, në provincën lindore Nangarhar.

Mëtutje, agjencia tha se sulmi ishte ndërmarrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në koordinim me informacionet që i janë dhënë nga Agjencia e Inteligjencës e Afganistanit.

Nuk ka pasur reagim nga grupi militant, Shteti Islamik, lidhur me njoftimin për vrasjen e këtij lideri, ndërsa qeveria e Afganistanit, po ashtu, nuk e ka konfirmuar informacionin.

XS
SM
MD
LG