Ndërlidhjet

Kinë: Qindra mijëra njerëz evakuohen për shkak të tajfunit


Pamje nga një tajfun i mëparshëm në Kinë
Pamje nga një tajfun i mëparshëm në Kinë

Më se 850 mijë njerëz në provincën kineze, Zhejiang, janë evakuuar për shkak të rrezikut nga tajfuni, Chan-Hom.

Zyrtarët thanë sot se tajfuni pritet të arrijë më vonë gjatë ditës.

Shërbimi kombëtar për mot tha se ky tajfun është më i fuqishmi që e ka goditur Kinën prej vitit 1949, kur pushtetin në Kinë e patën marrë komunistët.

Afro 29 mijë anije janë tërhequr në porte, ndërsa aeroportet janë mbyllur.

Pritet që ky tajfun të sjellë edhe erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha edhe në Tajvan.

Më herët këtë javë, ky tajfun ka kaluar nëpër Filipine dhe Japoni.

XS
SM
MD
LG