Ndërlidhjet

Tenis: Serena Williams fitoi në Wimbledon


Serena Williams e gëzuar pas një aksioni të suksesshëm

Serena Williams e gëzuar pas një aksioni të suksesshëm

Tenistja amerikane, Serena Williams, sot ka triumfuar në turneun në Wimbledon në Londër, në konkurrencën e femrave, duke e mundur në finale spanjollen, Garbine Muguruza, në dy seta (6:4 dhe 6:4).

Kjo është fitorja e gjashtë e tenistes Williams në Wimbledon dhe triumfi i katërt i njëpasnjëshëm në turnetë e mëdha, përfshirë turnetë e njhoura në SHBA, Australi dhe Francë.

Praktikisht, Serena Williams ishte shumë e fortë për spanjollen 21 vjeçare,Garbine Muguruza,e cila bëri befasi duke u plasuar në finale të turnut.

Takimi i finales së sivjeme në Wimbledon zgjati 1 orë e 23 minuta.

XS
SM
MD
LG