Ndërlidhjet

Nuland sot viziton Kosovën


 Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland, sot pritet ta vizitojë Kosovën.

Nuland, do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmëssekretaren e shtetit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.

Zyra e presidentes së Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel, do të presë në takim ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Nuland, po ashtu, pritet të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Qëllimi i vizitës së ndihmëssekretares së Shtetit, është takimi me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës në lidhje me riprocedimin në Kuvend për ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Temë tjetër e kësaj vizite pritet të jetë edhe zbatimi i marrëveshjes së 19 prillit 2013, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

XS
SM
MD
LG