Ndërlidhjet

Diplomatët: Marrëveshja atomike afër finalizimit, por ka probleme


Delegacionet e 6 fuqive botërore dhe ai i Iranit në bisedimet në Vjenë
Delegacionet e 6 fuqive botërore dhe ai i Iranit në bisedimet në Vjenë

Diplomatët e gjashtë fuqive botërore janë takuar mbrëmë vonë gjatë natës me negociatorët iranianë në përpjekje për arritjen e marrëveshjes finale atomike, meqë afati 13 korrik po afrohet.

Diplomatët thonë se 98% e teksit të marrëveshjes është finalizuar, pas një varg takimesh të vështria dypalëshe dhe shumëpalëshe në Vjenë, gjatë ditës dhe natës së djeshme.

Por, derisa negociatorët përgatiten për vazhdimin e bisedimeve, raportohet se mbeten ende të pazgjidhura pak çështje të rëndësishme, përfshirë edhe atë se sa do të zgjasë çfarëdo marrëveshje dhe tërheqja e embargos së Kombeve të Bashkuara kundër Iranit për armatimin konvencvional dhe raketor.

Gjashtë fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina, Rusia dhe Gjermania, po synojnë kufizimin e programit atomik iranian, në mënyrë që të mos arrihet prodhimi i armatimit atomik, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG