Ndërlidhjet

Bruksel: Ende pa marrëveshje për krizën në Greqi


Ilustrim

Ilustrim

Bisedimet për krizën e borxhit në Bruksel, ndërmjet ministrit të financave të Greqisë dhe kolegëve të tij skeptikë nga eurozona, që përbëhet nga 19 vende të Bashkimit Evropian, pritet të vazhdojnë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të arrihet marrëveshja, me të cilën do të sigurohej pjesëmarrja e mëtejshme e Greqisë në eurozonë.

Pas këtij takimi, parashihet të mbahet edhe mbledhja e shefave të shteteve apo të qeverive të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që shihet si mundësia e fundit për marrëveshje eventuale me të cilën do të parandalohej largimi i dhunshëm i Greqisë nga eurozona.

Pas 9 orëve të bisedimeve të djeshme, që kanë zgjatur deri në mesnatë, duket se nuk është bërë asnjë kthesë e rëndësishme.

Kjo i ka ripërtrië shqetësimet se Greqisë nuk do t’i jepet ndihmë për të mos falimentuar.

Greqia i kërkon 53.5 miliardë euro ndihmë financiare, me të cilën do të mund të mbulohej borxhi masiv i Greqisë deri në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG