Ndërlidhjet

NASA: Fotografi të qarta të Plutonit


Anija New Horizons duke udhëtuar për në planetin Pluton
Anija New Horizons duke udhëtuar për në planetin Pluton

Anija kozmike, New Horizons, e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Gjithësi (NASA), i ka dërguar disa nga pamjet më të detajizuara të sipërfaqes së Plutonit, gati 10 vjet pasi është lansuar nga baza në Kejp Kanaveral në Floridë.

Anija kozmike me madhësi sa një piano, pritet që më 14 korrik t’i afrohet në një distancë pothuajse historike plantetit, Pluton, kanë thënë shkencëtarët, derisa ata po përgatiten për t’i zbuluar misteret për këtë trup qiellor, që dikur konsiderohej se është planeti më i largët në sistemin diellor. Por, në vitin 2006 ai u riklasifikua si planet i vogël.

Në mesin e disa fotografive, për të cilat shkencëtarët thonë se i shohin për të parën herë, është pamja pothuajse perfekte në formë të zemrës e sipërfaqes me ngjyrë të kuqe në të ndryshkur të Plutonit, të pikëve të bardha që mund të jenë kupa akulli dhe një formë misterioze e quajtur “Balenë”.

Duke lëvizur me shpjetësi prej afro 50 mijë kilometrash në orë, kjo anije pa ekuipazh, në vlerë prej 700 milionë dollarësh, është sonda më e shpejtë që ndonjëherë është lansuar në Gjithësi.

XS
SM
MD
LG