Ndërlidhjet

BE: U anulua samiti për Greqinë, por bisedimet vazhdojnë


Donald Tusk
Donald Tusk

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, e ka anuluar samitin e paraparë për sot të liderëve të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Zoti Tusk tha se vetëm liderët e shteteve anëtare të eurozonës do të mbajnë bisdime për krizën greke në Bruksel.

Bisedimet për krizën e borxhit ndërmjet ministrit të financave të Greqisë dhe kolegëve të tij skeptikë nga eurozona, që përbëhet nga 19 vende të Bashkimit Evropian, do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që të arrihet marrëveshja, me të cilën do të sigurohej pjesëmarrja e mëtejshme e Greqisë në eurozonë.

Pas 9 orëve të bisedimeve të djeshme, që kanë zgjatur deri në mesnatë, duket se nuk është bërë asnjë kthesë e rëndësishme.

Kjo i ka ripërtrië shqetësimet se Greqisë nuk do t’i jepet ndihmë për të mos falimentuar.

Greqia i kërkon 53.5 miliardë euro ndihmë financiare, me të cilën do të mund të mbulohej borxhi masiv i Greqisë deri në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG