Ndërlidhjet

Pakistan: Gjatë përleshjeve janë vrarë ushtarë dhe militantë


Ushtarët e Pakistanit përgjatë kufirit me Afganistanin

Ushtarët e Pakistanit përgjatë kufirit me Afganistanin

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se katër pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë natës në përleshje me militantët në territoret fisnore ku mbretëron një gjendje kaotike.

Në njoftimin e sotëm, ushtria tha se militantët e kishin sulmuar një postbllok të forcave të sigurisë së Pakistanit në Vaziristanin Jugor, përgjatë kufirit me Afganistanin.

Aramata e Pakistanit thotë se gjatë luftimeve janë vrarë edhe 9 militantë.

Ofensiva ushtarake e qeverisë së Pakistanit në këtë rajon, ka filluar vitin e kaluar dhe vlerësohet se luftimet aktuale janë faza e fundit e ofensivës së gjatë njëvjeçare.

Vazirstani është bazë e fuqishme e talibanëve pakistanezë dhe e militantëve të tjerë të ndërlidhur me al-Kaidën.

XS
SM
MD
LG