Ndërlidhjet

Tajfuni e goditi K. Jugore, pasi kaloi nëpër Kinë


Pamje nga një tajfun i mëparshëm në Kinë
Pamje nga një tajfun i mëparshëm në Kinë

Sot në Korenë Jugore janë anuluar fluturimet e brendshme, për shkak se tajfuni, Chan-Hom, ka sjellur erëra të fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut, një ditë pasi e dëmtoi rëndë pjesën lindore të Kinës.

Për shkak të stuhisë janë anuluar afro 60 fluturime të brendshme, por fluturimet ndërkombëtare nuk janë prekur.

Autoritetet për meteorologji presin që tajfuni të dobësohet në një stuhi tropikale, kur të arrijë në një provincë të Koresë Veriore.

Dje, ky tajfun e ka paralizuar transportin dhe i ka shkatërruar tokat bujqësore në pjesën lindore të Kinës, derisa autoritetet në Kinë i kanë evakuuar më tepër se një milion banorë.

XS
SM
MD
LG