Ndërlidhjet

Kinë: Ujgurët e dëbuar do t'u bashkoheshin militantëve të IS-it


Fëmijë dhe të rritur ujgurë në një xhami në Ksinjiang në Kinë

Fëmijë dhe të rritur ujgurë në një xhami në Ksinjiang në Kinë

Agjencia zyrtare e lajmeve në Kinë, Ksinhua, raportoi se 109 ujgurë etnikë, që ishin dëbuar nga Tajlanda në Kinë, ishin duke udhëtuar për në Turqi, Siri e Irak, për tu bashkuar me militantët e grupit, Shteti Islamik (IS).

Sipas agjencisë, 13 ujgurë ishin larguar nga Kina për shkak të përfshirjes në aktivitete terroriste.

Po ashtu, pretendohet se policia e Kinës i kishte zbuluar disa banda, që po rekrutonin anëtarë ujgurë për grupin militant.

Ujgurët janë një pakicë myslimane, që flet turqisht në pjesën perëndimore, Ksinjiang, në Kinë.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara e ka quajtur deportimin e ujgurëve si “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Shumica e këtyre ujgurëve të dëbuar ishin në Tajlandë për më tepër se një vit dhe kishin pretenduar se janë turq.

Ata janë deportuar, pasi autoritetet në Tajlandë kishin vërtetuar se ata ishin shtetas kinezë.

Pas vendimit për deportim, në Stamboll është sulmuar Konsullata e Tajlandës.

XS
SM
MD
LG