Ndërlidhjet

Nuland: Kosova të tregojë mençuri në proceset integruese


Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmës-sekretarja amerikane e shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, ka theksuar se shteti i Kosovës dhe lidershipi i saj politik, duhet të tregojnë mençuri dhe vendosmëri në ballafaqimin me sfidat integruese dhe zhvilluese të Kosovës, siç janë procesi i dialogut me Serbinë dhe gjykata speciale.

Këto komente Nuland i ka bërë gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thuhet në një njoftim të lëshuar për media nga Kuvendi i Kosvës

“Është e nevojshme që Kosova me vendosmëri ta mbyllë këtë kapitull në mënyrë që vendi të ecë përpara”, citohet të ketë thënë Nuland.

Zoti Veseli e ka siguruar zyrtaren e lartë të Departamentit amerikan të shtetit se Kosova do të kapërcejnë këtë sfidë me përgjegjësi shtetërore në partneritet me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG